Forcat ruse synojnë të sulmojnë fshatin Berestove në lindje të Ukrainës që shtrihet në një rrugë kryesore dhe lidh qytetin e Lysychansk të rajonit të Luhanskut me pjesën tjetër të Ukrainës.
Lajmi është bërë me dije nga një gjeneral ukrainas.
Duket se Rusia është afër pushtimit të të gjithë Luhanskut, një nga dy rajonet ukrainase që përbëjnë Donbasin, shkruan AlJazeera.
Sakaq gjenerali Oleksiy Gromov paralajmëron se rusët gjithashtu po përpiqen të sulmojnë qytetin Sviatohirsk në rajonin e Donetsk.