Biden zbulon emrin që ka propozuar si kandidate pas tërheqjes nga gara

Pas tërheqjes nga gara për President, Joe Biden ka nominuar Kamala Harris për ta pasuar.

Deklarata e plotë e Biden për Harris, të cilën ai e postoi në X:

“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim.

Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente.

Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë.

Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin.

Le ta bejme kete.”


Shtuar 21.07.2024 20:53