Izraeli dhe Hamasi janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për pengjet.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ne jemi “shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare të pengjeve”.
Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se “nuk po bën mjaftueshëm”.
Biden dhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris u informuan pak kohë më parë rreth ecurisë së negociatave, shkruan skynews.
Kjo vjen pasi një nga gjashtë pengjet e gjetur të vrarë në Gaza javën e kaluar u zbulua se ishte shtetasi amerikan, Hersh Goldberg-Polin.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar me Egjiptin dhe Katarin për të krijuar një plan përfundimtar për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar në administratën Biden.
Zyrtari pranon se lista e pengjeve që do të lirohen dhe të burgosurit palestinezë që do të lirohen në këmbim, tani duhet të rinegociohen me përpikëri.
Ndryshe, Izraeli deri më tani ka vrarë gati 41 palestinezë që nga 7 tetori, kur militantët e Hamasin kryen një sulm terrorist në territoret izraelite dhe vranë rreth 1200 persona dhe morën si pengje mbi 100 persona.