Armëpushimi në Gaza, Hamasi do të lirojë 6 pengje izraelite në këmbim të 600 te burgosurve palestinezë

Hamasi ka publikuar emrat e gjashtë pengjeve izraelite që do të lirojë ditën e shtunë sipas kushteve të armëpushimit.

Zyra e shtypit e të burgosurve palestinezë, e lidhur me Hamasin, tha se më shumë se 600 palestinezë gjithashtu do të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim të pengjeve.

Njoftimet janë një shenjë se marrëveshja e brishtë e armëpushimit mbetet në rrugën e duhur pavarësisht tensioneve pas pretendimeve izraelite se trupi i pengut, Shiri Bibas nuk u kthye në Izrael siç kishte premtuar Hamasi.

Hamasi këmbënguli se po i bindet marrëveshjes së armëpushimit dhe se “nuk ka interes të mbajë asnjë trup”. Ata gjithashtu thonë se katër trupat e pajetë të pengjeve që u dorëzuan të enjten u vranë nga një sulm ajror izraelit në nëntor 2023 dhe trupi i Shiri Bibas mund të ishin identifikuar gabim për shkak të bombardimeve të shumta në atë zonë.


Shtuar 21.02.2025 22:43

Tags: ,