Rezidenca e të kryetarit të bashkisë së New York, Zohran Mamdani ka rënë pre e një sulmi terrorist. Pranë saj janë vendosur dy pajisje shpërthyese të improvizuara.
“Autorët, të cilët shpërthyen dy pajisjet dhe hodhën të paktën një, mund të kishin shkaktuar lëndime serioze ose vdekje”, tha komisionerja e policisë së Nju Jorkut Jessica Tiss.
Ngjarja ndodhi të shtunën, pasi një grup protestuesish anti-islamikë u mblodhën jashtë rezidencës zyrtare të Mamdanit dhe u përleshën me një grup më të madh kundër-protestuesish.
Në një konferencë të mëparshme, autoritetet në Nju Jork u thanë gazetarëve se protesta u organizua nga Jake Lang, një influencues i ekstremit të djathtë që mori pjesë në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, i cili tani është amnistuar. Ky grup ishte më i vogël se kundër-protestuesit që ishin mbi 100 persona.
Mediat shkruajnë se në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona. Ata janë 18-vjeçari Emir Balat dhe 19-vjeçari Ibrahim Kayumi, të dy nga Pensilvania. Gjithashtu, policia ka lokalizuar një tjetër makinë të lidhur me autorët, ndërsa brenda automjetit është gjetur një tjetër objekt i dyshimtë.
