Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Sipas mediave vendase, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën Agia Varvarës, afër Karystos në Greqi.
Gjithashtu, mësohet se automjeti ishte duke u drejtuar nga një 35-vjeçar shqiptar, ndërsa makina tjetër ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt që drejtohej nga një 75-vjeçar grek.
Ndërkohë, nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 42-vjeçar shqiptar dhe janë plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33 vjeç , 34 vjeç dhe 33 vjeç.
Policia greke është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave, teksa ende nuk dihet gjendja e të plagosurve të tjerë.