Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 18-vjeçari shqiptar, ka ndodhur në Athinë në lagjen “Kipseli”.
Mësohet se 18-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motorëve.
Sipas inofrmacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kipseli”, në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”.
Motori i drejtuar nga 18-vjecari shqiptar, është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjeçar.
Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja, deri sa ka humbur jetën.
Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë. Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse.
Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.