Aeroporti i Damaskut rihapet pas rënies së regjimit të Assadit

Aeroporti i Damaskut u rihap të mërkurën për herë të parë që pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit. Avioni i parë civil u nis nga Damasku dhe u ul në qytetin verior të Halepit, sipas raportimeve të AP.

Për momentin, aeroporti është i hapur vetëm për fluturime të brendshme, ndërkohë që hapësira ajrore siriane është e disponueshme për fluturime ndërkombëtare.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për popullin sirian”, tha Saad Khair Bec, mbikëqyrës teknik i Aeroportit të Damaskut.

Në ditët e fundit, institucionet shtetërore janë rikthyer gradualisht në funksion, duke përfshirë edhe portin kryesor në qytetin bregdetar të Latakisë.


Shtuar 18.12.2024 17:38