Ylli i njohur Adele ka zbuluar se emri i saj është shqiptuar gabim nga të gjithë prej vitesh. Ylli i popit e hodhi “deklaratën” gjatë promovimit të këngës së saj të fundit hit “I Drink Wine” teksa ishte duke ndjekur një seancë pyetje-përgjigjesh nga fansat në Los Angeles dhe shpjegoi se cili duhet të jetë gjithmonë shqiptimi i saktë.
Kur vajza e quajtur Annie u shfaq në një lidhje me Skype, ylli i popit u shfaq e kënaqur nga shqiptimi i përsosur i emrit të saj nga gruaja.
Adele e pyeti menjëherë: “Nga erdhe? Enfield apo diku tjetër? Ti e ke thënë emrin tim në mënyrë perfekte!”
Apparently, we’ve all been mispronouncing Adele’s name for years. https://t.co/lGhZ4yjUwF pic.twitter.com/ynNuSLCBpF
— TODAY (@TODAYshow) November 2, 2022