Sot shënohen tetë ditë nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë. Teksa pritet të nisë raundi i dytë i bisedimeve, Moska vazhdon të sulmojë në qytete të ndryshme të vendin.
Pamjet e nxjerra nga mediat e huaja tregojnë qytete të shkatërruara. Kievi u godit nga katër shpërthime të mëdha gjatë natës, ndërsa një bllok pallatesh u godit në Borodyanka.
Mariupol dhe Kharkiv janë dy qytete të cilat janë dëmtuar më së shumti nga raketat ruse. Khersonit, qytet në jug të Ukrainës, ra sot në duart e Moskës.
Pamjet treguan automjete të blinduara që tentojnë të hyjnë në brendësi të qyteteve. Rusët iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga qytetet.
Video of the destroyed residential area of Chernihiv pic.twitter.com/ScUkQxvvaI
— NEXTA (@nexta_tv) March 3, 2022
У Бучі щось горить. Гігантський стовп диму видно здалеку. pic.twitter.com/wmAm1FlmVn
— Алчевськ UA?? (@AlchevskUA) March 3, 2022