70 viktima në 24 orët e fundit nga COVID në Greq

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 3 232 raste të reja me COVID ndërkohë që kanë humbur betejën me këtë sëmundje 70 persona.

Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 8 302.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve ditore është sërish Atika me 1 525 raste të reja. Ndërkohë në  spitale ka pasur 449 shtrime të reja të pacientëve të prekur me COVID.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 755, ndërsa mosha mesatare e tyre është 68-vjeç.


Shtuar 3.04.2021 19:23

Tags: ,