LIVE/ Një orë e gjysmë me vonesë, deputetët futën në seancën për zgjedhjen e Presidentit

Një orë e gjysmë me vonesë për seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, por më në fund deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të futen në sallë.

Janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ata që kanë nisur t’i zënë vendet e tyre dhe po presin edhe ardhjen e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarisht ende nuk ka informacione nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. /albeu.com/

Shtuar 3.04.2021 07:04