63 të vdekur nga COVID-19 në Greqi

2,691  raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 63 pacientë të infektuar.

Në spitale u shtruan 472 pacientë të rinj të infektuar me COVID.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 10,910 viktima për shkak të COVID. Numri i pacientëve në intubim aktualisht është 749.

Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç ndërsa 85.2% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese. /albeu.com/

Shtuar 7.05.2021 05:05