5 ditë në mes të xhunglës, gjendet shëndoshë e mirë 6 vjeçari

Një djalë 6 vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur 5 ditë më parë është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në mes të xhunglës në Vietnam.

Dang Tien Lam, i cili jeton në provincën veriperëndimore Yen Bai, po luante në një lumë me nëntë vëllezërit e motrat e tij, kur humbi.

Ai u gjet të mërkurën nga fermerët vendas të cilët dëgjuan të qarat e një fëmije ndërsa po pastronin një fushë kanelle afër pyllit.

Lam u gjet rreth 6 km nga vendi ku u zhduk dhe ishte dobësuar shumë, por prapë gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Djali tregoi se gjatë këtyre ditëve kishte ngrenë gjethe dhe fruta të egra dhe kishte pirë ujë nga lumenjtë.

Autoritetet lokale kishin mobilizuar më shumë se 150 njerëz, duke përfshirë oficerë policie, ushtarë dhe vullnetarë lokalë, në kërkim të Lamit.


Shtuar 22.08.2024 12:14