20 viktima dhe 469 raste të reja me koronavirus në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë ndërruar jetë 20 pacientë si pasojë e infektimit me koronavirus teksa janë konfirmuar 469 raste të reja.

Sipas autoriteteve, rastet e reja janë 252 në Atikë, 66 në Athinë dhe 38 në Selanik.

Në total, numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë në 12,514.

Aktualisht numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 307. Mosha mesatare e tyre është 67. Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 63 pacientë të rinj.

Shtuar 18.06.2021 18:15