UEFA përgjigjet në akuzat e danezëve

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka mbrojtur veten pas fjalëve se lojtarët e Danimarkës janë vënë në presion për të përfunduar ndeshjen e së shtunës ndaj Finlandës, pasi Christian Eriksen kolapsoi në fushë.

UEFA ka thënë të hënën “se është e sigurt që ka trajtuar çështjen me respekt maksimal për situatën e ndjeshme dhe për lojtarët”.

UEFA kishte bërë të ditur se ndeshja e së shtunës në Kopenhagë do të vazhdonte pas 90 minutave “pas kërkesës së lojtarëve nga të dy ekipet”.

Por legjenda e Danimarkës, Peter Schmeichel ka vënë në dyshim këtë. Schmeichel është babai i portierit aktual të Danimarkës, Kasper Schmeichel. Sipas legjendës, lojtarët danezë e kishin opsionin për ta vazhduar ndeshjen, të luanin të nesërmen apo të humbnin me 3:0.

UEFA thotë se “nevoja e lojtarëve për të pushuar 48 orë mes ndeshjeve ka përjashtuar opsionet tjera”.

Shtuar 14.06.2021 19:39