Ndërsa shumë vende të botës po përballen me borë e acar, në Kili zjarret po bëjnë kërdinë.
Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin amerikano latin ka bërë të vështirë kontrollin e dhjetra vatrave të zjarrit që kanë marrë të paktën 23 jetë dhe kanë plagosur afro 1000 njerëz.
Gjysma e viktimave të raportuara deri më tani janë ne qytetin Santa Juana në Biobio.
Të premten, një helikopter u rrëzua duke mbështetur përpjekjet e emergjencës, duke vrarë pilotin dhe një mekanik.
Mbi 1,100 banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të rrezikut
Në këto kushte qeveria atje ka vendosur të zgjasë gjendjen e saj të jashtëzakonshme në disa rajone të prekura
“Kushtet e motit e kanë bërë shumë të vështirë shuarjen e zjarreve që po përhapen dhe urgjenca po përkeqësohet”, tha Ministrja e Brendshme
Qeveria ka marrë oferta ndihme nga Spanja, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Ekuadori, Brazili dhe Venezuela, duke përfshirë avionë dhe zjarrfikës.
Urdhrat lejojnë vendosjen e ushtarëve dhe burime shtesë për të ndihmuar në menaxhimin e katastrofës.
Rreth 40 mijë hektarë janë djegur, një sipërfaqe më e madhe se qyteti i Filadelfias.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve raporton se 80 nga 231 zjarre gjithsej janë duke u shuar në mënyrë aktive, ndërsa 151 janë nën kontroll.
Presidenti Gabriel Boriç ndërpreu pushimet e tij dhe udhëtoi në Nuble dhe Biobio për të siguruar që zonat e prekura të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme.
Ai ka lënë të kuptohet se disa nga zjarret janë të qëllimshme./Albeu.com/