Bosnja dhe Mali i Zi thirrje Kosovës për Ballkanin e Hapur: Shteti i gjashtë të na bashkohet

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës kanë dhënë lajmin se në të ardhmen të dyja shtetet do të jenë pjesë e projektit të “Ballkanit të Hapur”.

Në fjalën e tyre të dy liderët u shprehën se marrëveshjet e nënshkruara ishin të dobishme dhe gjithashtu bënë thirrje ndaj Kosovës që t’i bashkohet këtij organizimi.

Zoran Tegeltija, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës: Pas firmosjes së këtyre marrëveshjeve jam i sigurt se Bosnja Hercegovina patjetër të bëhet pjesë e këtij projekti. Do të bëj çfarë është e mundur që kjo të ndodhë. Ata politikanë që duhet të marrin vendime nuk duhet të pengojnë as fermerët dhe as tregtarët që të lëvizin lirshëm në kufijtë e vendeve të tyre. Përgjegjësia tashmë është e jona, faleminderit tashmë që nuk na keni vendosur kushte.

Dritan Abazoviç: Kam marrë pjesë në shumë takime lidhur me Ballkanin Perëndimor. Të gjitha temat e adresuara kanë të bëjnë vetëm me standartin e jetesës në rajon qoftë nëse bëhet fjalë për projekte të mëdha, kjo është një qasje e re. Ne jemi së bashku, besoj se kjo pasqyrë këtu para jush përcjell një ide ndryshe. Do doja që kjo strukturë të përbëhet edhe me shtetin e gjashtë. Ne do vazhdojmë të mbështesim këtë atmosferë./albeu.com