Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti francëz Emmanuel Macron, kanë rënë dakord se lufta në Ukrainë ka ardhur në një moment kritik, sipas një njoftimi të Doëning Street.
Në një përmbledhje të një takimi midis kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe presidentit francez në samitin e G7, qeveria britanike bën të ditur se dy liderët kanë theksuar nevojën për të mbështetur Ukrainën për të forcuar dorën e tyre si në luftë ashtu edhe në çdo negociatë të ardhshme”.
“Presidenti Macron vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të kryeministrit për Ukrainën dhe liderët ranë dakord të punojnë më shumë në këtë drejtim. Kryeministri theksoi se çdo përpjekje për të zgjidhur konfliktin tani vetëm do të shkaktojë paqëndrueshmëri të qëndrueshme dhe do t’i japë Putinit ‘licencë’ për të manipuluar si vendet sovrane ashtu edhe tregjet ndërkombëtare në përjetësi”,
Zyra e Macron thotë gjithashtu se bisedimet ishin të mira dhe se Johnson tregoi entuziazëm për t’iu bashkuar “komunitetit politik evropian”, një nismë e sugjeruar nga udhëheqësi francez për një strukturë vendimmarrëse që pritet të bëjë bashkë shtetet anëtare të BE dhe ato që aspirojnë integrimin në union.