Bora mbulon Malësinë e Krujës, rruga për në Qafë-Shtamë e kalueshme vetëm me zinxhir

Malet në rrethin e Krujës janë mbuluar nga bora, trashësia e së cilës shkon deri në 15 cm.

Ndërkohë, aktualisht rruga për në Qafë-Shtamë është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Niveli i lumenjve gjithashtu është rritur, por deri tani nuk paraqesin problem.

Disa fshatra janë pa energji elektrike si pasoje e dëmtimit ë linjave furnizuese.

Kujtojmë që probleme ka pasur edhe në rrugën e Arbrit, qarkullimi në të cilën është bllokuar si pasojë e reshjeve të borës. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 08:23