Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale lidhur bonusin e bebes dhe familjet që kanë përfituar përgjatë muajve të parë të vitit 2021.
Kreu i qeverisë shkruan se vetëm 5 muajt e parë të vitit kanë lindur 15 837 fëmijë të cilët kanë përfituar bonusin e bebes.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.