Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia është ndërprerë sërish energjia elektrike, si pasojë e granatimeve ruse.
Në një njoftim në rrjete sociale kompania ukrainase ZNPP bëri me dije te rusët qëlluan sërish nënstacionet e infrastrukturës kritike.
“Terroristët rusë qëlluan edhe një herë në nënstacionet e infrastrukturës kritike në territorin nën kontrollin e Ukrainës, si rezultat i së cilës në orën 03:59 u shkyç linja e fundit e komunikimit 750 kV ZANP – Dniprovska. Në procesin e tranzicionit, për shkak të rënies afatshkurtër të tensionit, transformatori rezervë i nevojave të vetë ZNPP-së është fikur dhe janë ndezur gjeneratorët me naftë. I bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të marrë masa për çmilitarizimin e ZNPP-së sa më shpejt të jetë e mundur, tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus nga territori i uzinës dhe qyteti i Energodarit dhe kthimin e ZNPP-së në kontrollin e plotë të Ukrainës për hir të sigurisë së të gjithë botës”.”, thuhet në njoftim.