Bomba i dëmtoi këmbët 33-vjeçarit, detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë: Autori shtypi butonin në distancë

Detaje nga ngjarja e ndodhur ne Vlorë janë mësuar rreth shpërthimit të djeshëm, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda 34-vjeçarit Indrit Sadedini.

kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë të cilat janë sekuestruar nga policia , kanë vërejtur se rreth 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi, një person me kapuçë në kokë ka kaluar aty pranë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy. Më pas ai është larguar i qete në këmbë dhe ka shtypur butonin në distancë.

Ndërkohë që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe kur ka kaluar afër lënda plasëse ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët. Policia është duke bërë veprimet për gjetjen e autorit dhe ka marre në pyetje 6 persona.


Shtuar 20.12.2021 09:33