Bogdani: Basha e ka të vështirë të vendosë për fatin e Berishës, bëni durim deri të premten

Ish-deputeti Gerti Bogdani, ka folur për ABC neës rreth situatës politike të Partisë Demokratike dhe rreth fatit të ish-kryeministrit Berisha.

Si një nga njerëzit më të votuar të PD-së në kryesinë e re, ai ka ndarë me publikun një sërë opinionesh.

Për çështjen “Berisha” ai u shpreh se Basha nuk e ka të lehtë vendimin që do marrë, prandaj sipas tij duhet pritur me durim deri të premten.

“Kur të merret vendimi, le të flasim për vendimin. Meqë po prisni të gjithë, prisni deri të premten, bëni durim, është një vendim i vështirë që duhet të shprehet zoti Basha. Nuk është cështje thashethemi, dita e premte vjen për dy ditë, prisni” u shpreh ai.

Pak ditë më parë, lideri i PD-së zgjodhi ekipin e ri për 4 vitet e ardhshme në përballjet me qeverinë, por a beson Bogdani se është i duhuri? “Besoj dhe shpresoj që po. Padiskutim. Ekipi është i mirë dhe shpresoj që të sjellë, forcimin dhe ringritjen e PD-së. Jo thjeshtë për të mirë të demokratëve, por shqiptarëve” tha ai.

Tre janë sfidat kryesore të PD-së, tha Bodgani, reforma kushtetuese, korrigjimi i reformës territoriale dhe zgjedhorja.

“Reforma territoriale duhet parë në sesin e qytetarëve dhe jo të votave. Reforma zgjedhore, duhet të ketë një hapje të plotë të listave dhe një sistem më të drejtë. Një listë e hapur e plotë, është shumë më e drejtë. Me axhendën e PD-së, punën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve do të arrihet” tha ai.

Ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim pa vija të kuqe, e cilësoi hipokrizi. “Ftesa ishte hipokrite. Vajtja në parlament nuk do të thotë fare bashkëpunim me qeverinë” tha ai.

Por cila është strategjia e opozitës kundër qeverisë, dialogu apo do të imponohet me protesta?

“Kjo është për t’u parë. PD do të kërkojë ndryshimet kushtetuese, reformën territoriale dhe zgjedhore” deklaroi Bogdani./albeu.com