Boçi: Qytetarëve po u bëhet presion, ka probleme me pajisjet elektronike

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ka deklaeuar se votuesve në qytetin e Elbasanit po ju bëhet presion.

Ai theksoi se ka patur probleme me sistemin elektronik të votimeve, por tashmë gjithçka është normalizuar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të dalin dhe të votojnë masivisht dhe të mos ndikohen nga presioni, por të shprehin lirshëm vullnetit e tyre.

Problemi kryesor PEI. Është raportuar në shumë qendra. Ajo që është shqetësuese dhe kryesore është presioni ndaj administratës se vota e tyre do identifikohet. Dua t’i siguroj votuesit se vota nuk lexohet ashtu siç ka deklaruar dhe KQZ. Votimi është i sigurt. Vota nuk lexohet”, tha Boçi.


Shtuar 14.05.2023 10:35