Boçi bën reagimin e parë pas daljes së rezultatit në Elbasan: Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçian Boçi, ka bërë reagimin e tij të parë në Facebook, ku mesa duket kundërshtari itij politk, Gledis Llatja do të vijojë të jetë në krye të bashkisë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Në postimin e itj në facebook Boçi falenderon të gjithë bashkëpuntrët në këtë rrugëtim, ndërsa thekson se lufta ndaj së keqes vijon dhe se ai nuk do të ndalet kurrë.

Aktualisht Boçi është 6 mijë vota mbrapa andidatit socialist, ndëkrohë që janë numëruar 177 nga 224 kuti.

Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!”, shkruan Boçi.


Shtuar 15.05.2023 00:03