AlbEu.com ka mundur të sigurojë videon ku tregohet momenti i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj një ditë më parë brenda në lokalin e tij Coral në pedonalen e Shëngjinit.
Siç shihet edhe në video një person me skafandër në kokë ka hyrë mjaft qetësisht brenda, ndërsa është vënë përballë Ardian Nikulajt i cili ka qenë i ulur në tavolinë duke konsumuar kafe.
Sapo është drejtuar përballë Nikulajt autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka qlluar disa herë në drejtim të biznesmenit duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë që në sfond dëgjohen ulurimat e një burri, i cili besohet se ëhstë vjehrri i Ardian Nikulajt.
Ndërsa një person tjetër qendron i palëvizur, kurse stafi i kamarierëve dhe banakierëve largohet me vrap.
Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës në datë 19 prill në pedonalen e Shëngjinit. Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin, pasi më parë e ka patur Marku.
Ai ka qenë i dënuar dy herë, një herë në vitin 2003 dhe një herë në vitin 2006-të, herën e parë për armëmbajtje pa leje, ndërsa herën e dytë për falsifikim.
Gjithashtu Nikulaj ka qenë kandidat për eputet në vitin 2021 nën logon e PSD-së së Tom Doshit, ndërsa është akuzauar në atë kohë nga ish-kryeministri Sali berisha për blerje votash.
Nikulaj ishte dhe në ëto zgjedhje kandidat për Këshillin Bashkiak. Një nga psitat ku po heton policia është ajo e gjakmarrjes, pasi fisi i Nikulajt ka pasur disa konflikte me fisin Balaj, ku kanë humbur jetën persona nga të dyja krahët.
/AlbEu.com/