Blushi: Opozita në këmbë, rrëmbimi i Metës dhe ndalimi i Berishës nuk do t’i japë mandat tjetër Ramës

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se Opozita është në këmbë, e bashkuar, më e motivuar dhe më vendosur se kurrë për të shkulur nga rrënjët juntën sorosiane antishqiptare të instaluar nga Edi Rama me ndihmën e Altin Dumanit.

Sipas tij, rrëmbimi banditesk i Presidentit Ilir Meta dhe ndalimi politik i Sali Berisha për t’i garantuar “Rilindjes” edhe një mandat tjetër sundimi në kurriz të shqiptarëve, janë krime që kurrë nuk do të amnistohen.

Blushi: Opozita është në këmbë, e bashkuar, më e motivuar dhe më vendosur se kurrë për të shkulur nga rrënjët juntën sorosiane antishqiptare të instaluar nga Edi Rama me ndihmën e Altin Dumanit.


Shtuar 10.11.2024 20:59