Policia Kufitare, me nisjen e sezonit turistik, ka nisur dhe aksionin në të gjithë vijën bregdetare me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.
Si rezultat, nga Saranda në Shëngjin janë bllokuar 8 mjete lundruese dhe janë ndërshkuar më masa administrative nga 10 000 dhe 100 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.
Nga Saranda në Shëngjin, bllokohen 8 mjete lundruese (5 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 skaf).
✅Bllokohen në zonën “Shkëmbi i Kavajës” dhe në Dhërmi, 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski”, drejtuesit e të cilave cenonin sigurinë e pushuesve për shkak se kryenin manovra të rrezikshme, jashtë perimetrit të përcaktuar për këto mjete.
✅Bllokohen edhe 6 mjete të tjera (3 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 Skaf), të cilat u konstatuan duke lundruar në cenim të ligjit dhe rregullave të lundrimit.
Ndëshkohen me masa administrative nga 10 000 dhe 100 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe krimeve detare, si dhe për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit nga shtetasit që përdorin mjete lundurese. Këto kontrolle, në koordinim me shërbimet e drejtorive vendore të Policisë Durrës dhe Vlorë dhe të komisariateve në varësi të tyre, me objektivin kryesor, garantimin e një sezoni turistik të sigurtë.
Si rezultat, janë bllokuar 8 mjete të tjera lundruese, konkretisht:
-Në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajes”, Durrës, u bllokua një mjet argëtimi “Jet Ski”, që lundronte jashtë zonës së përcaktuar dhe ishte rerzik potencial për sigurinë e pushuesve. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj;
-Në afërsi të portit të Durrësit, u bllokuan 2 mjete të tjera lundruese argëtimi “Jet Ski” që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord, Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj;
-Në zonën e quajtur “Currilat”, Durrës, u bllokuan 2 mjete lundruese gomone që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj;
-Në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, drejtuesi i të cilit kreu manovra të rrezikshme në det dhe për pasojë ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve;
-Gjithashtu në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues Skaf, pasi drejtuesi i tij e ushtronte veprimtarinë e lundrimit, i palicencuar. Për këtë shkelje, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj;
-Në Sarandë u bllokua 1 tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet Ski”, që drejtohej pa dokumentacionin e nevojshëm në bord. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj.
Policia Kufitare apelon për pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të zbatojnë me korrektesë, kërkesat ligjore për daljen në det, për pajisjen me dokumentacionin përkatës, si dhe për të gjithë ata shtetas që përdorin mjete lundruese argëtimi, apelon që të tregojnë kujdes dhe të mos cenojnë zonat e sigurisë së pushuesve në plazhe.
Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, të të gjithë vijës bregdetare. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional./albeu.com