Mbrëmjen e djeshme, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka deklaruar se PD duhet t’i shkojë deri në fund betejës kundër shitblerjes së votave.
Ai tha në “Opinion” se nëse nuk largohet ky fenomen atëherë dhe zgjedhjet nuk do kenë më kuptim. Shehi deklaroi se edhe pse ka 30 vite në politikë ka marrë vetëm 6000 vota ndërsa emra të panjohur kanë siguruar shumë më shumë se ai.
“Kjo nuk është çështje partish. Nuk është PD e mbushur me ëngjëj. Edhe PD kur ka qenë në qeveri i ka bërë por jo në këtë dimension.Ti je duke përdorur shtetin kundër një partie tjetër. Ky është sigurim shteti, Nga të gjithë krimet që ka bërë Edi Rama për mua kjo është më e rënda.
Kur ti merr kurajon të përgjosh nëpunësin tënd dhe prokurorin tënd. Të mos e kursesh as prokurorin. Ne kemi për detyrë përtej sakëlldisë që kemi që nuk fituan kemi për detyrë t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje.Këtij fenomeni. Ato që mendojnë që duke u marrë me fenomenin do i shpëtojnë ndëshkimit politik e kanë gabim.
Ndryshe nuk kanë më kuptim zgjedhjet. Unë kam 30 vjet që bëj politik mezor i bëj 6 mijë vota. Këtu vjen një njeri nga hiçi dhe bën 15 mijë vota. Ça është kjo punë kështu. Ka më vlerë politika? Analizë është kjo? Kush ka para blen vota”, deklaroi Shehi. /albeu.com/