Kaos në Bruksel! Kurti akuzon Serbinë për tre gjenocide, reagon ashpër Vuçiç

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për tre gjenocide kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë takimit me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Kurti ka thënë se gjenocidi i parë u krye në 1878 dhe i fundir në vitin 1999.

Këtyre akuzave Vuçiç është është përgjigjyr ashpër dhe tashmë situata e negociatave është jashtëzakonisht e tensionuar.

Kujtojmë se Vuçiç është takuar sot në Bruksel me Kurtin dhe zyrtarë të tjerë europianë. Gjatë takimit Vuçiç kishte marrë me vete disa fotofgrafi ku pretendonte sulme të Kosovës ndaj serbëve të ndodhura këtë vit.

Vuçiç u takua së pari me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçko, pas së cilës ai bisedoi me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borelj./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 15:44