Mbrëmjen e djeshme, një 45-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në Himarë. Burime bëjnë me dije, se i plagosur është shtetasi Nikollaq Bollano rreth 51-vjeç.
Ai është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë dhe është dërguar drejt spitalit të Vlorës.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila ka dhënë dhe informacion për rrethanat e plagosjes së shtetasit Nikollaq Bollano.
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.