Plagosja me armë në Kurbin, policia zbardh ngjarjen

Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me plagosjen që u regjistrua në një lokal në fshatin Malbardhë, ku një i ri mbeti i plagosur, Fajton Lika, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia bën me dije se autori, Admir Shqypi dhe dy persona të tjerë, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi:

“Kurbin/Informacion paraprak
Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt. Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, Admir Lika, dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.


Shtuar 30.12.2023 08:04