Bizneset në Vlorë, letër Ramës: Na lejoni ushtrimin e aktivitetit përtej mesnatës

Pronarët e aktiviteteve të shërbimet Bar-Restorant në zonën e Lungomares në Vlorë i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e orës së mbylljes së lokaleve dhe ndalimit të muzikës.

Ata kërkojnë lejimin e ushtrimit të aktivitetit përtej orës së 24:00 dhe lejimin e muzikës.

Ata gjithashtu janë ankuar për Policinë ku thonë se, përveç gjobave ka pasur dhunë verbal dhe psikologjike ndaj tyre.

Kujtojmë se disa ditë më parë pronarët e bizneseve në Vlorë dolën në një postestë para Policisë dhe kërkuan ndryshimet e lartpërmendura./albeu.com

 


Shtuar 16.07.2021 15:09