Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë: birrën dhe verën.
Debati për secilën prej tyre ka vazhduar prej vitesh dhe gjithnjë është vërtitur tek mbiemri “e mirë”, ndonëse të dyja janë të mira. Në fund të fundit, të dyja janë subjekt preference të konsumatorit.
Të dyja mund të përdoren në gatim dhe kanë kontributet respektive në shëndetin e njeriut. Përqendrimi i alkoolit varion sipas llojit të birrës apo verës.
Pra, vera apo birra?
Pikë së pari, birra merret nga drithërat e ndryshëm si nga gruri, misri apo edhe orizi. Birra përmban edhe një lloj luleje që funksion si substancë parandaluese ndaj rritjes së mikrobeve ose ndryshimeve të tjera kimike në lëng. Nga ana tjetër, vera është një pije alkolike që vjen nga rrushi, ose më saktë, lëngu i fermentuar i rrushit.
Në aspektin historik, birra konsiderohet si lëngu më i lashtë alkolik në botë. Ekzistenca e birrës është provuar deri në vitin 9,000 para Krishtit ndërkohë që vera është prodhuar për herë të parë diku rreth vitit 6,000 para Krishtit. Rrjedhimisht vera, është një produkt relativisht i ri alkoolik në krahasim me birrën.
Në aspektin shoqëror, vera është zgjedhja e preferuar alkoolike për raste speciale siç janë dasmat, mbrëmjet gala, ballot e të tjera si këto. Birra është më e zakontë, është pije standarde për masat, është për mbledhjet e rastësishme jo formale, por gazmore.
Në botë ka dashamirës të pijeve alkolike që pijnë edhe verën edhe birrën në varësi të varietetit. Vera ka një shije dhe aromë më të mirë, por gjithnjë të ndryshme dhe të përditësuar, ndërsa birra shijon pak a shumë njësoj duke qenë se vjen nga lloje të pakëta drithi.
Vera nga ana tjetër është një kurorë e mirëfilltë shijesh dhe nuancash aromatike. Mijëra lloje rrushi, metoda fermentimi dhe ekstrakte unike krijojnë së bashku vera të ndryshme, unike në të njëjtën kohë dhe të shumëllojshme.
Për ta përmbledhur:
Birra është pija më e lashtë alkoolike në botë.
Birra vjen nga drithërat, ndërsa vera nga rrushi i fermentuar.
Birra konsiderohet një pije më pak zyrtare në krahasim me verën.
Vera ka më shumë variacione, aroma dhe shije në krahasim me birrën.