“Bir Selman i nënës me kë të merrem me parë”, Rama: Non-Grata juaj quante llum të parët tuaj

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për peticionin që ka nënshkruar 30 vite më parë për lirimin e ish të burgosurve politikë.

Në fjalët e tij Rama tha se Berisha nuk e kishte mbështetur aso kohe lirimin e ish të burgosurve politikë.

Ai tha se Berisha nuk donte që në atë kohë të flisnin ata që donin të nxirrnin sipas tij llumin nga burgjet.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/530329072250770

“Bir Selmani i nënës me kë të merrem më parë. Testin e parë e kam bërë me Ardian Klosin, ku u kemi thënë njerëzve të firmosin peticionin për lirimin e ish të burgosurve politikë. E kam takuar non gratën tuaj para jush për arsye moshe kuptohet. Me partinë tuaj i ndava rrugët që kur thanë se Ramiz Alinë e kanë konsesual. Mua me etiektuan të dyja palët atëherë. Non grata juaj nuk donte të na linte të flisnim ata që donin të nxjerrin llumin nga burgjet. Ai quante llum të parët tuaj”, tha Rama.


Shtuar 20.10.2022 23:09