Bino: Vaksina kineze, 86% efektive në parandalimin e vdekjeve nga Covid

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për fakte të reja në lidhje me efikasitetin e vaksinave kineze, të cilat janë administruar në sasinë më të lartë në krahasim me të tjerat, në Shqipëri.

Vaksina Sinovac rezulton të jetë 65.3% efektive në parandalimin e Covid dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

“Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac;

–  65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik

– 87% efektive ne parandalimin  e shtrimeve ne spital

– 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv

– 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino./albeu.com