Bilanci tragjik në Dnipro, shkon në 35 numri i viktimave nga sulmi rus

Valentyn Reznichenko, guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk ka thënë se të paktën 35 persona u konfirmuan të vdekur deri më tani nga bombardimi i Rusisë në një ndërtesë apartamentesh Dnipro, ndërsa kërkimet për të mbijetuar të tjerë ishin në vazhdim.

“Kërkimi për njerëzit nën rrënoja vazhdon”, tha Reznichenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se blloku i apartamenteve u godit nga një raketë ruse Kh-22 dhe se Ukrainës i mungon mbrojtja ajrore për të rrëzuar. Raketa e epokës sovjetike u zhvillua gjatë Luftës së Ftohtë për të shkatërruar anijet luftarake. /albeu.com


Shtuar 16.01.2023 10:20