Bilancet e tërmetit në Dibër, dëmtohen 16 banesa (FOTO LAJM)

Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës bëjnë me dije se janë dëmtuar 16 banesa nga lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë mëngjesin e sotëm.

Bëhet e ditur se janë dëmtuar 16 banesa.

Njoftimi:

Informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës

16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës. Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar  deri më tani disa banesa të dëmtura pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:

5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë

3 banesa në njësinë administrative Ostren

3 banesa në njësinë administrative Gjoricë

1 banesë në njësinë administrative Shupenzë

1 banesë në njësinë administrative Bulqizë

1 banesë në njësinë administrative Zerqan

Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh./albeu.com


Shtuar 29.10.2021 15:04