Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shënohet numër katërshifror i rasteve pozitive me Covid-19 edhe n 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 1.402 qytetarë nga 3.978 testime të kryera në total, ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 29 pacientë.

Janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.740 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 629.233 testimeve, pozitive kanë rezultuar 131.424. Prej tyre, jetën e kanë humbur 3.810. Numri i rasteve aktive është 19.874./TV21

Shtuar 1.04.2021 05:04