Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni, ulet numri i viktimave

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 364 raste të reja nga 2.379 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 689 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 24 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 691.255 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 146.733 persona.

Nga personat e infektuar, 122.810 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.443 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 19.841.

 

Shtuar 18.04.2021 17:52