Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni, mbeten të larta shifrat e infektimeve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 5.844 testime, ndërsa janë regjistruar 870 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 661 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 jetën e kanë humbur 37 persona.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 1.158.171 testime për Covid-19 në të gjithë vendin. /albeu.com/


Shtuar 31.08.2021 20:17