Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e kaluara prej 4.072 testimeve të kryera kanë rezultuar 246 raste të reja pozitive me koronavirus, prej tyre 145 janë vetëm në Shkup.
Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 547 persona.
Ndërsa në 24 orët e fundit tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e kovid-19, ndërsa sipas regjistrit “Termini im” janë regjistruar edhe tre të vdekur.
Që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 225.730, i të shëruarve në 212.972, të vdekurve në 7.975, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht rezulton në 4.828.