Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.285 teste të kryera janë regjistruar 419 raste të reja me Covid-19, 188 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 211 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 218.194 raste, prej të cilëve 204.685 janë shëruar, kurse 7.688 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 5.821 raste aktive me Covid-19. /albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 16:14