Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 476 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 3.145 testimeve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 279 pacientë kurse kanë vdekur 9 persona.

Në mënyrë shtesë në Regjistrim për persona të vdekur me diagnozë të Kovid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të cilët kanë vdekur gjatë periudhës 04.11.2021 deri 14.11.2021.

Raste aktive në vend janë 8.455. /albeu.com/


Shtuar 18.11.2021 17:17