Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ditëve të fundit në Maqedoni po rriten rastet e infektimeve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 4.918 teste të kryera janë regjistruar 378 raste t reja me Covid-19, prej të cilëve nga 114 vetëm në Tetovë dhe 118 në Shkup. Një pacient ka ndërruar jetë gjatë orëve të fundit.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 21 pacientë.


Shtuar 7.08.2021 16:14