Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit janë bërë 3.143 testime ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirus. Rastet janë regjistruar në Shkup-20, Kërçovë-4, Veles-3, Tetovë dhe Vinicë nga 2.

Në Kumanovë, Strumicë, Koçani, Sveti Nikollë, Radovish dhe Makedonska Kamenicë nga një.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur 15 persona.

Janë regjistruar 69 pacientë të shëruar.


Shtuar 23.05.2021 14:34