Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, prej 3.101 testimeve të bëra janë regjistruar 143 raste të reja me koronavirus, prej tyre 79 në Shkup.
Ndërkaq, në periudhën e njëtë kohore kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e kovid-19, ndërsa janë shëruar 32 të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 158.164, i të shëruarve në 150.556, i të vdekurve në 5.509, kurse momentalisht në vend janë 2.099 raste aktive.