Rozana Radi rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë, vjen në një bashkëpunim me Stine (FOTO LAJM)

Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi, po rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo madje ka njoftuar se po vjen në bashkëpunim me reperin e artistin e njohur, Stine.

Derisa thuajse janë në finalizim të klipit, biondja ka ndarë një tjetër video ku prezanton një pjesë të këngës.

“Pak nga refreni i këngës i papërfunduar me Stine”, ka shkruar ajo.

Rikthimi i saj pritet të jetë i fuqishëm meqenëse numëron vite të shumta në skenë dhe se tashmë shquhet për vokalin e veçantë.

Rozana viteve të fundit ka qenë më pasive në skenë, përveç pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike”.


Shtuar 9.08.2021 18:38