Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit ku një punëtor 59-vjeçar është rrëzuar nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Reshit Laraku.
Për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra 59-vjecari është nisur me urgjencë me helikopter në Tiranë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.